Lidhje

Bill dhe Hillari Klinton festojnë martesën e vajzës së tyre Çelsi


Vajza e ish-Presidentit amerikan Bill Klinton, Chelsey Klinton u martua dje me bankierin Marc Mezvinsky, në një ceremoni madhështore të zhvilluar në një qytet piktoresk në brigjet e Lumit Hudson. 30-vjeçarja Chelsey Clinton dhe 32-vjeçari Mark Mezvinsky bënë dje dasmën në vilën Astor Courts në Rhinebeck, një komunitet i vogël 160 kilometra në veri të Nju Jorkut.


Prindërit e nuses, ish-Presidenti Bill Klinton dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, nxorën më pas një deklaratë për shtyp në të cilën thonin se kishin përjetuar krenari dhe emocione të mëdha gjatë ceremonisë. Ata gjithashtu shprehnin mirënjohjen e tyre për banorët e komunitetit dhe të gjithë ata që kishin dërguar urime.

Turistë dhe gazetarë nga e gjithë bota u mblodhën në këtë qytet në luginën e lumit Hudson me shpresën për të parë të ftuarit në dasmë, ndër të cilët emra të njohur të politikës dhe artit. Ndër të ftuarit ishin çifti i aktorëve Ted Danson dhe Mery Steenburgen, stilistja Vera Wang dhe Ish-Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright.

XS
SM
MD
LG