Lidhje

Kina ofron të mbështesë Greqinë për kapërcimin e problemeve ekonomike

  • Zëri Amerikës

Kina ofron të mbështesë Greqinë për kapërcimin e problemeve ekonomike

Kina ofron të mbështesë Greqinë për kapërcimin e problemeve ekonomike

Kina është zotuar të investojë në Greqi për të ndihmuar në rimëkëmbjen financiare të këtij vendi.

Kryeministri kinez Wen Gjiabao e cilësoi Greqinë si një ndër partnerët më të besueshëm të Pekinit në Evropë, pas një takimi sot në Athinë me homologun grek Jorgo Panandreu.

Udhëheqësi kinez tha se Pekini do të blejë bono thesari nga qeveria greke, kur Greqia të fillojë të grumbullojë fonde në tregun ndërkombëtar. Ai gjithashu nënshkroi marrëveshje për zgjerimin e tregtisë dypalëshe për të ndihmuar industrinë greke të transportit.

Kryeministri grek e falenderoi Kinën për mbështetjen e saj, duke thënë se marrëveshjet e reja do të kenë një ndikim të rëndësishëm.

XS
SM
MD
LG