Lidhje

Në Kinë lulëzon tregu i mallrave luksoze

  • Mil Arsega

Në Kinë lulëzon tregu i mallrave luksoze

Në Kinë lulëzon tregu i mallrave luksoze

Përveç lënies pas së Japonisë si ekonomia e dytë më e madhe në botë, rritja e shpejtë ekonomike e Kinës po ndryshon çdo gjë - që nga balanca globale e ushtrisë dhe fuqia financiare e deri tek mënyra sesi ndërtohen makinat. Fuqia e Kinës ka rezultuar gjithashtu në një rritje të tregut të mallrave luksoze – që pritet të arrijë në 14 miliardë dollarë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Është kjo një garderobë që as që do të mund të mendohej në Kinën e Maos. Por Xie Xiaoya po shkon në një koktej dhe thotë se ka nevojë për këpucët e duhura dhe çantën e përshkatshme që të shkojë me fustanin e stilistit Valentino.

Ekzekutivja e reklamimit në Pekin fiton gati 73 mijë dollarë në vit. Ajo thotë se shpenzon të paktën jnë të tretën në mallra luksoze si fustane, orë dhe çanta të shtrenjta. Për Xie, kjo është e pjesë e rëndësishme e imazhit të saj.

"Mallrat e firmave sjellin një lloj vet-besimi dhe njohje sociale".

Ndërsa bota u zhyt në recesion, shitja e mallrave luksoze në Kinë u rrit 30 përqind.

Jean-Michel Dumont drejton një firmë për marrëdhëniet publike në Azi. Ai thotë se vitin e kaluar konsumatorët kinez shpenzuan 9 presje 4 miliardë dollarë në mallra luksoze, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara duke u bërë tregu i dytë më i madh i mallrave luksoze pas Japonisë.

"Ky është reflektim i ndryshimeve sociale, i prirjeve ekonomike në Kinë në përgjithësi. Dhe në fakt ka një gadishmëri të konsumatorëve kinez sot për të shkuar drejt segmentit të mallrave luksoze të konsumit".

Rritja e kërkesës për mallra luksoze është shumë përfituese për dyqane si Lenux që ofron Prada, Gucci, Fendi dhe firma të tjera luksoze. Menaxheri i dyqanit Ge Zing thotë se kompania ka hapur dy dyqane në dy vjet.

"Mund të shihni se pothuajse të gjitha firmat luksoze po pësojnë humbje të tregut në të gjitha pjesët e botës përveç Kinës. Kështu që këto firma kanë besim dhe vendosin të hapin dyqane në Kinë".

Besimi reflektohet gjithashtu në një anketë të fundit që tregon se konsumatorët kinezë priten të shpenzojnë gati 15 miliardë dollarë në mallra luksoze gjatë pesë viteve të ardhshme.

Ekonomisti David Resler thotë se prirja e konsumimi kinez është një nga pikat më të ndritura për ekonomitë perendimore.

"Ata po bëhen ekonomi moderne. Dhe jo do të thotë se kanë nevojë për mallra importi nga ekonomitë e zhvilluara si ato në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara".

Por megjithë besimin në rritjen e Kinës, ekonomistët thonë se hendeku pasuror mes elitës kineze dhe shumicës së varfër është ndër më ekstremët.

Megjithëse Kina është vendi i një numri në rritje milionerësh, të ardhurat mesatare për 1 presje 3 miliardë banorët e saj janë ndër më të ultat në botën në zhvillim.

XS
SM
MD
LG