Lidhje

Kina hap panairin botëror të mallrave për vitin 2010

  • Zëri Amerikës

Kina hap panairin botëror të mallrave për vitin 2010

Kina hap panairin botëror të mallrave për vitin 2010

Kina hapi panairin botëror të mallrave për vitin 2010 me një shfaqje të madhe përfshirë fishekzjarre dhe bankete ekstravagante që i ngjanin hapjes së lojërave olimpike të Pekinit.

Presidenti Hu Jintao mirëpriti udhëheqësit botërorë përfshirë presidentin francez Nicolas Sarkozy, presidentin e Koresë së Jugut Lee Muing-bak dhe udhëheqës tjerë që po marrin pjesë në hapjen e këtij panairi i cili do të zgjasë gjashtë muaj.

Në Washington, sekretarja amerikane e shtetit Hillari Clinton përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë hapi Panairin e Shteteve të Bashkuara në Shangai.

Sekretarja Clinton falenderoi punonjësit dhe sponzorizuesit për fillimin e këtij projekti, i cili sipas saj do t’u mundësojë vizitorëve të njihen më mirë me Shtetet e Bashkuara. Ajo vlerësoi ngjarjen në Shanghai si një mundësi për të parë të ardhmen.

Më shumë se 70 milion vizitorë pritet të marrin pjesë në panairin ku pritet të përfaqësohen të paktën 190 vende. Panairi zyrtarisht do të hapet për publikun nesër.

XS
SM
MD
LG