Lidhje

Një libër mbi Kinën dhe modernizimin e saj


Një libër mbi Kinën dhe modernizimin e saj
Një libër mbi Kinën dhe modernizimin e saj

Futuristi amerikan John Naisbitt dhe gruaja e tij Doris, krijuan Institutin Naisbitt në provincën Tianjin të Kinës në vitin 2006. Ata u kërkuan punonjësve të insitutit të monitoronin median kineze. Çifti Naisbitt mblodhi qindra detaje për krijimin e një panorame të Kinës përmes një libri të ri, ku ata përshkruajnë se si ajo është transformuar nga një vend i varfër në një fuqi globale.

John Naisbitt kujton se si ishte Kina kur ai ishte atje për herë të pare mbi 40 vjet më parë.

"Në vitet 1960 dhe 1970, Kina ishte tepër primitive. Tani kur shkon atje të duket sikur je në një qytet modern, me transportin më modern të botës."

Në librin e tyre të ri të botuar në SHBA dhe në Kinë, çifti Naisbit shpjegon se si Kina e ka realizuar këtë. Ata radhisin ato që i quajnë “shtyllat” e shoqërisë së re kineze. “Emancipimi i mendjes” është njëri prej tyre.

"Qeveria përcakton se çfarë është e mundur, apo çfarë duhet bërë, çfarë mbrohet prej saj, si psh zonat e veçanta ekonomike, por pastaj njerëzit brenda kësaj kornize mund të kontribuojnë ashtu si duan, sepse të gjitha idetë vijnë nga populli."


Që nga fillimi i refomave në vitet 1980 nga Kryeministri Deng Xiaoping, Kina ka kaluar nga komunizmi në një formë të kapitalizmit. Dhe kjo thotë Doris Naisbitt ka ndihmuar në krijimin e një Kine të re.

"Ten Hsiaoping e kuptoi mirë se komunizimi nuk i shërbente më vendit, se ekonomia e planifikuar nuk mund ta nxirrte Kinën nga varfëria, se duhej ndjekur politika e tregjeve të lira, për t’u dhënë njerëzve mundësinë t’i përdorin energjitë në ato fusha ku ata kanë talent dhe për ta vënë në lëvizje ekonominë e Kinës."

Eksperimentimi ekonomik ka qenë një prirje e madhe në Kinë, thotë John Naisbitt.

"Kinezët kishin shumë ide interesante, për një fare kohe nuk kishin taksa, kishin një prirje të veçantë për konkurim në tregëti dhe ja si ka funksionuar. Ato gjëra që jepnin rezultat, ata i zhvilluan më tej dhe nga të tjerat që nuk funksionin, ata hiqnin dorë."

Kina moderne ka bërë përparim, nga imitimi tek novacioni dhe më tej, tek bioteknologjia, kompjuterat dhe makinat elektrike.

Drejtori i BYD, kompanisë së makinave elektrike, zoti Wang, thotë se “nuk është e mundur të ndjekësh, apo të mundësh me konkurencë Kompaninë Ford Motors, apo kompani të tjera perëndimore që prodhojnë makina me benzinë. Por kur është fjala për makinat elektrike, ne mund të konkurojmë fare mirë.

Në këtë process ekonomik Kina ka krijuar sistemin e saj politik.

"Ne i cilësojmë ato që po ndodhin në Kinë “Demokraci vertikale”, për shkak të struktures së saj me nisma nga poshtë lart dhe anasjelltas. Me kalimin e viteve, Partia Komuniste e Kinës duhet të heqë dorë nga emri Komuniste, sepse kjo nuk reflekton më përmbajtjen e saj."

Ndërsa gjeneratat më të reja gëzojnë më tepër liri se sa prindërit e tyre, kritikët e Kinës thonë se Pekini ka kontroll të fortë tek feja, sistemi gjyqësor, tek liria e shprehjes dhe media, përfshi përdorimin e internetit.

"Por kufizimet nuk e kanë ngadalësuar përparimin e Pekinit në ekonominë botërore të tregut. Gjatë 30 vjetëve të fundit prodhimi i përgjithshëm i brendshëm në Kinë është rritur mesatarisht 10 për qind në vit. Vendi tani ka hyrë në rrugën për t’u bërë ekonomia dytë më e madhe në botë. Bota duhet ta shohë Kinën si një burim mundësish dhe jo si kërcënim," thotë John Naisbitt.

Me Kinën duhet të jesh në të njëjtën kohë kompetitiv dhe bashkëpununues. Duhet të gjesh mënyrën për ta bërë këtë dhe duhet shfrytëzuar mundësia që Kina paraqet për të gjithë botën.

Çifti Naibitts thotë se bota duhet të presë që Kina të vazhdojë të maturohet dhe të zhvillohet, ndërsa bëhet një lojtare më aktive në komunitetin botëror.

XS
SM
MD
LG