Lidhje

Pas përmbytjeve, Shkodra feston Krishtlindjen

  • Pëllumb Sulo

Pas përmbytjeve, Shkodra feston Krishtlindjen

Pas përmbytjeve, Shkodra feston Krishtlindjen

Gjatë ditës së sotme, situata në zonat e përmbytura të Nënshkodrës nuk ka pësuar ndonjë përmirësim krahasuar me një ditë më pare. Nën ujë vazhdojnë të jenë rreth 7 mijë hektarë tokë dhe disa qindra banesa e biznese private, kryesisht në Komunat Dajç, Ana e Malit, Bërdicë, Velipojë e Bushat. Por edhe lagjia Livadhe, në periferi të qytetit, vazhdon të jetë e mbuluar nga ujrat. Në zonat e përmbytura mbetet problematike gjendja brenda në banesa si dhe ushqimi për bagëtitë. Ndërkohë, në mesnatë, besimtarët katolikë do të kremtojnë sonte natën e Krishtlindjeve. Me këtë rast, Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, Imzot Engjëll Masafra, në mesazhin e tij të përvitshëm për Krishtlindjet, u bëri thirrje strukturave shtetërore, që përveç ndihmave humanitare dhe dëmshpërblimit, të lehtësojnë banorët nga disa detyrime që ato kanë ndaj shtetit.

XS
SM
MD
LG