Lidhje

Arrestohet një ish-zyrtar i CIA për nxjerrje informatash sekrete

  • Zëri Amerikës

Arrestohet një ish-zyrtar i CIA për nxjerrje informatash sekrete

Arrestohet një ish-zyrtar i CIA për nxjerrje informatash sekrete

Një ish zyrtar i CIA-s është akuzuar për zbulim të përsëritur të informatave sekrete në shtyp, përfshirë nxjerrjen e emrave të agjentëve të fshehtë të CIA-s të angazhuar në operacionet për kapjen e të dyshuarit terrorist Abu Zubaydah.

Departamenti amerikan i Drejtësisë e bëri njoftimin dje në çështjen e ngritur kundër John Kiriakou, ish-zyrtar i CIA-s.

Autoritetet thonë se John Kiriakou akuzohet për shkeljen e ligjit që ndalon nxjerrjen e identitetit të një agjenti sekret.

Autoritetet thonë se në vitin 2008 i akuzuari identifioi për një gazetar një agjent sekret të përfshirë në operacionet për kapjen e personave të dyshuar si terroristë.

XS
SM
MD
LG