Lidhje

SHBA: Thesari do të fillojë të shesë aksionet e firmës Citigroup


SHBA: Thesari do të fillojë të shesë aksionet e firmës Citigroup
SHBA: Thesari do të fillojë të shesë aksionet e firmës Citigroup

Departamenti amerikan i Thesarit do të fillojë të shesë rreth një të tretën e aksioneve të kompanisë Citygroup vitin e ardhshëm.

Departamenti i Thesarit mori aksione me vlerën e 7,7 miliardë dollarëve në shkëmbim të një huaje prej 25 miliardë dollarësh që e ndihmoi Citigup-in, kur ishte në gjendje të vështirë gjatë krizës ekonomike vjeshtën e 2008-ës.

Në një deklaratë të publikuar sot në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit, zyrtarët thonë se koha e shitjes së aksioneve do të varet nga "kushtet e tregut", në mënyrë që të nxirren fitimet më të mira të mundshme për taksapaguesit amerikanë.

Citigrup-i e ka shlyer tashmë një hua prej 20 miliard dollarësh.

Në një raport tjetër qeveritar thuhet se shpenzimet e konsumatorëve në SHBA u rritën vetëm me 0,3 për qind në muajin shkurt. Të dhënat e reja të Departamentit të Tregtisë tregojnë se është muaji i pestë që shpenzimet e konsumatorëve rriten.

Ekonomistët i ndjekin me shumë vëmendje shpenzimet e konsumatorëve, sepse kërkesa e konsumatorëve vë në lëvizje rreth 70 për qind të të gjithë aktivitetit ekonomik të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG