Lidhje

Dhurohen fotografi të ushtarëve nga lufta civile amerikane


Dhurohen fotografi të ushtarëve nga lufta civile amerikane
Dhurohen fotografi të ushtarëve nga lufta civile amerikane

Gati 700 fotografi të ushtarëve amerikanë që kanë luftuar në Luftën Civile Amerikane i janë dhuruar Bibliotekës së Kongresit në Uashington. Në shumë nga këto fotografi tregohet pafajësia dhe idealizmi i të rinjëve para se ata shkonin në betejat e luftës. Vitin tjetër, Biblioteka e Kongresit do të hapë një ekspozitë për publikun për të shënuar 150 vjetorin e Luftës Civile.

Ata nuk janë gjeneral apo heronjë të njohur të luftës, por kryesisht ushtar të thjeshtë të cilët morën pjesë në Luftën Civile Amerikane.

Lufta katër vjeçare filloi pasi 11 shtetet jugore u shkëputën nga pjesa tjetër e Shteteve të Bashkuara. Ata u shkëputën nga veriu për shkak të mosmarrëveshjeve mbi të drejtat e shteteve përfshirë të drejtën për pronësinë e skllevërve. Ushtria e Unionit të shteteve veriore e fitoi luftën, por numri i viktimave ishte i lartë, më shumë se 600 mijë ushtarë nga veriu dhe jugu u vranë.

Tom Liljenquist, një biznesmen nga Virxhinia ka dhuruar një koleksion të fotografive.

Fotografitë janë të vogla dhe dhe kornizat origjinale. Kornizat e fotagrafive janë prej xhami ose metali.

“Ky ushtar ka vdekur nga sëmundja. Kemi emrin e tij, regjimentin, dhe të dhënat ushtarake. Rreth 90% e koleksioneve të fotografive është pa emra.”

Zoti Liljenquist dhe djemtë e tij kanë mbledhur imazhet për një periudhë 15 vjeçare dhe i kanë blerë në internet, në ankande publike dhe në dyqane me relikte të Luftës Civile. Shumica e ushtarëve në fotografi janë ushtarë të veriut. Janë disa fotografi të rralla me ushtarë afrikano-amerikanë.

“Kjo është fotografia më e shtrenjtë në koleksionin tonë. Ka kushtuar 19 mijë e 200 dollarë. Është një ushtar zezak me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.”

Në këtë fotografi, një vajzë e re mban fotografinë e babait të saj të vrarë në luftë. Kjo tjetra tregon një ushtar kur ishte fëmijë. Dhe një mbishkrim të ruajtur nga nëna e tij.

“Biri im i dashur, Carl, humbi jetën me 1 Prill 1865.”

Biblioteka e Kongresit ka një ekspozitë me qindra fotografi në faqen e saj të internetit dhe më vonë do t’i shtoj fotografitë tjera. Carol Johnson, që kujdeset për cilësinë e fotografive shpreson se publiku do ta ndihmoj t’i identifikoj ushtarët e panjohur.

“Ka autorë. Ka njerëz që mbedhin materiale nga Lufta Civile ose i studiojnë ato. Këta njerëz mund të mos jenë studiues por ky është pasioni i tyre. Kam filluar të dëgjoj nga njerëzit të cilët i kanë parë fotografitë në faqen tonë të internetit.”

Fotografitë nuk janë të mbrojtura nga e drejta e autorit. Zoti Liljenquist dëshiron që publiku të ketë qasje te këto fotografi në mënyrë që heronjët e panjohur të Luftës Civile Amerikane të mos harrohen.

XS
SM
MD
LG