Lidhje

Senati miraton gjeneralin e Forcave Ajrore, Xhejms Kllepër, në postin e drejtorit të zbulimit kombëtar amerikan


Senati miraton gjeneralin e Forcave Ajrore, Xhejms Kllepër, në postin e drejtorit të zbulimit kombëtar amerikan

Senati miraton gjeneralin e Forcave Ajrore, Xhejms Kllepër, në postin e drejtorit të zbulimit kombëtar amerikan

Senati amerikan ka konfirmuar kandidatin e presidentit Barak Obama për postin e drejtorit të ri të zbulimit kombëtar, gjeneralin në pension të Forcave Ajrore James Clapper. Zoti Clapper aktualisht shërben në postin e sekretarit të mbrojtjes për zbulimin në Pentagon.

Në qershor, presidenti Obama emëroi zotin Clapper për postin e drejtorit të zbulimit kombëtar. James Clapper do të jetë njeriu i katërt në krye të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë zotin Dennis Blair, i cili dha dorëheqjen pas 16 muajsh në këtë detyrë.

Zoti Blair ishte bërë objekt kritikash brenda administratës së presidentit Obama dhe në Kongres rreth dështimeve të zbulimit amerikan dhe koordinimit të shkëmbimit të informacioneve nga agjencitë amerikane. Ky post u krijua për të trajtuar dështimet e zbulimit pas sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara me 11 shtator 2001.

Po të enjten, Senati amerikan konfirmoi gjeneralin James Mattis në postin e shefit të Komandës Qendrore Amerikane, e cila mbikqyr operacionet ushtarake në Lindjen së Mesme, përfshi luftërat në Irak dhe Afganistan.

Gjenerali me katër yje, James Mattis, zëvendëson gjeneralin David Petraeus i cili mori drejtimin e forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan në muajin qershor.

Zoti Petraeus zëvendësoi gjeneralin Stanley McChrystal, i cili u detyrua të kërkojë dorëheqjen pas publikimit nga revista Rolling Stone të një artikulli me komentet e tij përçmuese rreth udhëheqësve civilë.

XS
SM
MD
LG