Lidhje

Klinton mbron strategjinë e NATO-s në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Klinton mbron strategjinë e NATO-s në Afganistan

Klinton mbron strategjinë e NATO-s në Afganistan

Duke iu përgjigjur kritikave të Presidentit afgan Hamid Karzai, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton mbrojti strategjinë e NATO-s për të luftuar militantët talebanë në Afganistan.


Sekretarja Klinton tha sot se një element kyç i strategjisë së NATO-s është shfrytëzimi i operacioneve të precizionit të lartë, të bazuara në informacionin e zbulimit, kundër të ashtuquajturve kryengritës shumë të kërkuar dhe rrjeteve të tyre. Ajo tha se sulme të tilla kanë pasur një ndikim të madh tek udhëheqja talebane.

Zoti Karzai tha për The Washington Postin se ai do që Shtetet e Bashkuara të jenë më pak të dukshme dhe të ulin intensitetin e operacioneve ushtarake në Afganistan. Presidenti afgan kërkoi gjithashtu që trupat amerikane të ndalojnë sulmet gjatë natës, të cilat shkaktojnë pakënaqësi tek popullsia afgane, madje mund të nxisin disa njerëz të bashkohen me kryengritësit talebanë.

Gazeta amerikane The Washington Post njofton gjithashtu se komandanti i forcave amerikane dhe atyre të NATO-s në Afganistan, gjenerali David Petraeus ka shprehur "habi dhe pakënaqësi" rreth komenteve të Presidentit Hamid Karzai bëri të shtunën për të njëjtën gazetë amerikane.

XS
SM
MD
LG