Lidhje

Bill Klinton tërheq vëmendjen mbi problemet më emergjente globale

  • Zëri Amerikës

Ish presidenti amerikan Bill Clinton ka hapur punimet e Nismës Globale, konferencë vjetore në të cilën marrin pjesë udhëheqës botëror, biznesmen, organizata jo qeveritare dhe filantropike të cilat kërkojnë përmirësimin e jetës së njërëzve në mbarë botën. Plani ambicioz i konferencës tre ditore përfshin një numër problemesh të injoruara të cilat çdo vit marrin jetë njerëzish e që mund të parandalohen.

Gjashtëdhjetë e shtatë udhëheqës dhe ish udhëheqës shtetesh, më shumë se 600 udhëheqës biznesesh, dhe rreth 500 udhëheqës të organizatave jo qeveritare dhe filantropike janë mbledhur në New York për të bashkëpunuar në gjetjen e mënyrave për të ndihmuar të varfërit, pastrimin e mjedisit, fuqizimin e grave, përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe përmirësimin e arsimit. Duke folur në seancën e hapjes, ish presidenti Clinton tha se përpjekjet e pjesëmarrësve nuk janë të mjaftueshme.

“Megjithëse mendoj se jeni shumë të talentuar, nuk do të thotë se të gjithë njerëzit për të cilët kemi nevojë të punojnë si ne, janë në këtë sallë. Ne vazhdimisht duhet të angazhojmë më shumë njerëz në vendet tona për të ndihmuar në këtë drejtim.”

Zoti Clinton tha se nisma e tij do të mbështesë qytetarët e thjeshtë të cilët kanë ide të reja për qasjen ndaj problemve të botës, përfshirë shtypjen e grave, trafikun e qenieve njerëzore, hedhja e mbeturinave, dhe papunësia në mesin e të rinjëve.

Një nga problemet e mëdha është diarea e shkaktuar nga uji i papastër. Çdo ditë kjo sëmundje merr jetën e 4 mijë fëmijëve në mbarë botën. Robert McDonalt, kreu i organizatës Proctor & Gamble, thotë se një paketë që kushton 10 cent mund të pastrojë ujin.

“Ne kemi punuar me programin “Ujë të pijshëm për Fëmijët,” për gjashtë vjetë, me këto paketa të vogla të cilat pastrojnë një litër ujë.”

Mcdonald ka angazhuar kompaninë e tij për të shpëtuar një jetë në orë duke rritur shpërndarjen e paketave në dy miliardë pako në vit.

Duke folur pas seancës, sekratarja e shtetit Hillary Clinton njoftoi një iniciativë publike dhe private prej 60 milionë dollarësh për parandalimin e ekspozimit ndaj tymit të sobave dhe zjarrit që përdoret për zierjen e ushqimit i cili shkakton 2 milionë vdekje në vit ose një vdekje në çdo 16 sekonda.

Zoti Klinton po kërkon angazhime, të mëdha e të vogla, nga kompani dhe qytetarë të thjeshtë.

Ai e përkufizoi agjendën e madhe të organizatës, duke u fokusuar në fuqizimin e grave dhe zgjidhjen afatëgjatë të problemeve në rajonet e prekura nga fatkeqësitë natyrore si Haiti, Pakistani, dhe Gjiri i Meksikës.

“Ka shumë arsye për të besuar se ndodhja e fatkeqësive natyrore shkatërrimtare për ekonominë do të rritet në mbarë botën për shkak të ndryshimeve klimatike.”

Të enjten presidenti Obama do të prezantojë zonjën e parë Michelle Obama e cila do t’i drejtohet seancës së fundit plenare të konferencës.

XS
SM
MD
LG