Lidhje

Dy liberiane dhe një jemenase, fituese të Çmimit Nobel të Paqes

  • Zëri Amerikës

Dy liberiane dhe një jemenase, fituese të Çmimit Nobel të Paqes

Dy liberiane dhe një jemenase, fituese të Çmimit Nobel të Paqes

Çmimi Nobel i Paqes për këtë vit iu dha Presidentes liberiane Elen Xhonson Sirlif, aktivistes Liberiane Leyma Gbowee dhe aktivistes jemenase për të drejtat e grave Tavakul Karman.

Komisioni norvegjez për Çmimet Nobel e bëri njoftimin sot në Oslo, duke thënë se tre gratë marrin këtë çmim prestigjoz për ‘betejën e tyre pa dhunë për sigurinë dhe të drejtat e grave’.

Kryetari i komisionit Thorbjoern Jagland vlerësoi punën e tre fitueseve duke thënë se ‘ne nuk mund të arrijmë paqe të qëndrueshme në botë, nëse grate nuk sigurojnë të njëjtat mundësi si burrat’.

72- vjeçarja Elen Xhonson Sirlif, u bë e para femër që merrte postin e presidents në mënyrë demokratike në Afrikë, pas zgjedhjeve në vitin 2005. Komisioni Nobel vlerësoi përpjekjet e zonjës Sirlif për të arritur paqe, për të nxitur zhvillim ekonomik dhe social dhe për të forcuar pozitën e gruas.


39-vjeçarja Leimah Gbovi, po nga Liberia, ndihmoi për t’i dhënë fund luftës civile në vendin e vet duke nxitur gratë e krishtera dhe myslimane të merrnin pjesë në një seri protestash dhe demonstratash pa dhunë. Në vitin 2002, zonja Gbovi mobilizoi grate liberiane të marrin pjesë në një ‘grevë seksi’ deri kur të merrte fund dhuna.

Ndërkaq, aktivistja dhe gazetarja 32-vjeçare Tavakul Karman u vlerësua për “rolin udhëheqës në betejën për të drejtat e grave dhe paqen e demokracinë në Jemen”. Zonja Karman, një aktiviste e njohur e “Pranverës Arabe” në vendin e vet, tha në komentet për shtyp pasi njoftimit të çmimit se ia dedikonte Nobelin “rinisë së revolucionit në Jemen” duke shtuar se kjo ishte një fitore e kryengritjes së vendit kundër Presidentit Ali Abdullah Saleh.

Komiteti tha se shpreson që çmimi do të ndihmojë për t’i dhënë fund “shtypjes së grave që ende ndeshet në shumë vende”.

XS
SM
MD
LG