Lidhje

Poeti suedez Tomas Transtromer, fitues i Çmimin Nobel në Letërsi


Poeti suedez Tomas Transtromer, fitues i Çmimin Nobel në Letërsi
Poeti suedez Tomas Transtromer, fitues i Çmimin Nobel në Letërsi

Akademia Mbretërore Suedeze ka nderuar me Çmimin Nobel në Letërsi për këtë vit, poetin 80-vjeçar suedez Tomas Transtromer.

Juria tha sot se zoti Transtromer u nderua “sepse përmes krijimtarisë së tij na ofron një mënyrë të re për të parë realitetin”. Zoti Transtromer do të marrë 1.5 milionë dollarë së bashku me Nobelin në Letërsi. Ky është çmimi i katërt Nobel që jepet këtë vit, pas njoftimit të fituesve në mjekësi, fizikë dhe kimi.

Akademia Mbretërore e Shkencave në Suedi do të njoftojë nesër fituesin e Çmimit Nobel të Paqes për vitin 2011. Çmimet Nobel u krijuan nga industrialisti suedez Alfred Nobel, shpikësi i dinamitit. Më 10 tetor do të njoftohet fituesi i Çmimit Nobel në ekonomi.

XS
SM
MD
LG