Lidhje

Kapet në Bogota të Kolumbisë Kupa e Botërorit e punuar me kokainë


Ethet e botërorit janë shfaqur në forma të ndryshme në skaje të ndryshme të globit. Një ndër format e këtyre etheve ka qenë punimi artizanal i replikave të Kupës, të bëra me materiale nga më të ndryshmet.

Por ndoshta materiali më origjinal u shfaq në Kolumbi, ku një individ u përpoq të shfrytëzonte atmosferën e kampionatit për kontrabandë droge. Siç njofton policia kolumbiane, forcat e rendit zbuluan në një magazinë të aeroportit të Bogotas, statujën e kupës të punuar në kokainë. Paketa që përmbante dërgesën e paligjshme ishte planifikuar të dërgohej në Spanjë.

Ndryshe nga kupa e Botërorit e prodhuar nga ar i pastër, kupa e zbuluar në Bogota, me peshë 11 kilogramë, ishte përzierje kokaine me aceton apo benzinë për ta bërë të punueshme. Kupa e rreme me një madhësi prej 36 centimetrash, ishte e paketuar me bluza ekipesh futbolli dhe artikuj të tjerë sportivë në përshtatje me tematikën e pakos postare.

XS
SM
MD
LG