Lidhje

Berluskoni përballë një mocioni mosbesimi të martën


Berluskoni përballë një mocioni mosbesimi të martën
Berluskoni përballë një mocioni mosbesimi të martën

Kryeministri italian Silvio Berluskoni do të ndeshet javën e ardhshme me një mocion mobesimi në parlament. Parashikohet që rezultati të jetë tepër i ngushtë.

Komentatorët thanë se mocioni i së martës në Dhomën e Deputetëve, që është dhoma e ulët të parlamentit italian, mund të vendoset nga një votë e vetme.

Disfata mund të nënkuptojë se zotit Berluskoni do t’i duhet të japë dorëheqjen në mes të mandatit të tij 5-vjeçar. Por kryeministri është shprehur optimist se do të fitojë.

Gianfranco Fini, kryetar i dhomës së ulët të parlamentit dhe ish-aleat i zotit Berluskoni, thotë se Italia është në krizë politike dhe i bëri thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen para votës së të martës.

Javën e kaluar, prokurorët italianë filluan hetime lidhur me akuzat se disa ndihmës të kryeministrit janë përpjekur të blejnë vota para mocionit të mosbesimit. Zoti Berluskoni i ka hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG