Lidhje

Maqedoni: Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese

  • Isak Ramadani
  • Shkup

Maqedoni: Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Maqedoni: Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë zgjodhi sot kryetarin e saj të ri. Anëtari i deritashëm i Gjykatës, Branko Naumovski është zgjedhur me shumicë votash në një seancë të mbyllur për opinionin publik. Nuk është bërë e ditur nëse kishte kandidatë që votuan kundër tij për këtë post.

Zoti Naumovski është anëtar i kësaj gjykate që nga viti 2004. Para kësaj ishte avokat i popullit. Ka ushtruar edhe postet e zëvendësministrit të Drejtësisë dhe të zëvendës-prokurorit publik.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese zgjatë tre (3) vjet.

Ai vjen në këtë pozitë në një periudhë kur Gjykata Kushtetuese e vendit është gjendur nën sulmet e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe të partisë së tij VMRO-DPMNE se anëtarë të këtij institucioni janë eksponentë të komunizmit dhe të afërt me drejtuesin e Lidhjes Social Demokrate të opozitës, Branko Cërvenkovskin.

Kryetari i deritashëm i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski rezulton, sipas Komisionit për Verifikimin e Fakteve, të ketë qenë bashkëpunëtor i shërbimit sekret jugosllav në të kaluarën, por ai e ka hedhur poshtë këtë duke theksuar të kundërtën se ka qenë viktimë e sistemit të atëhershëm; ndërkohë që çështja pritet të gjejë zgjidhje në Gjykatën Administrative, apo në Gjykatën e Lartë të Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG