Lidhje

Ekstradohet nga Kroacia Sretko Kalinic, i shpallur fajtor lidhur me çështjen Xhinxhiç


Një person, i cili është gjetur fajtor për vrasjen në vitin 2003 të kryeministrit të Serbisë Zoran Xhinxhiç, u ekstradua nga Kroacia. Sretko Kalinic mbërriti sot në Beograd, nën masa të rrepta sigurie. Ai ishte në arrati deri në qershor, kur u arrestua nga policia kroate.

Në vitin 2007, Kalinic u gjet fajtor dhe u dënua në mungesë me 30 vjet burg. Kthimi i tij në Serbi u bë i mundur nga një marrëveshje e nënshkruar kohët e fundit mes të dy vendeve.

Zoran Xhinxhiç u vra nga një snajper në mars të vitit 2003 në qendër të Beogradit, në një komplot, për të cilin prokurorët thonë se synonte ndalimin e reformave pro-Perëndimit. Tre komplotues të tjerë janë aktualisht duke kryer burgime afatgjatë në Serbi.

XS
SM
MD
LG