Lidhje

Kroaci: 4 të dyshuar për krime lufte nën pranga

  • Ardita Dunellari

Kroaci: 4 të dyshuar për krime lufte nën pranga

Kroaci: 4 të dyshuar për krime lufte nën pranga

Ministria e brendshme kroate tha se policia arrestoi katër persona nën dyshimet për krime lufte kundër të burgosurve serbë.

Ministria thotë në një deklaratë sot se katër personat dyshohet se kanë abuzuar me të burgosurit dhe civilët serbë të mbajtur në një burg ushtarak në qytetin jugor të Sibenikut në vitin 1992.

Katër personat nuk janë identifikuar.

Kroatët dhe serbët zhvilluan një luftë civile nga viti 1991-1995 që la të paktën 100 mijë të vdekur dhe gjatë saj u kryen abuzime të të drejtave njerëzore nga të dyja anët e konfliktit.

Zyrtarë të lartë serb dhe kroatë janë shpallur fajtor për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Gjykimi i udhëheqësit serb të kohës së luftës Radovan Karaxhiç në Gjykatën e Hagës është ende në vazhdim.

XS
SM
MD
LG