Lidhje

Në Republikën Çeke formohet një qeveri e qendrës së djathtë

  • Zëri Amerikës

Në Republikën Çeke formohet një qeveri e qendrës së djathtë, pasi tri partitë që dolën në krye në zgjedhjet e javës së kaluar ranë dakord të formojnë një qeveri koalicioni.

Partia konservatore e Demokracisë Civile hyn në koalicion me partinë e re konservatore, TOP 09 dhe partinë centriste të Çështjeve Publike për të formuar qeverinë e re çeke.

Marrëveshja i jep koalicionit një shumicë prej 118 vendesh në parlamentin prej 200 vendesh të Republikës Çeke.

Zyra Çeke e Statistikave tha të shtunën se Partia e Demokracisë Civile fitoi vetëm 20 përqind të votave, TOP 09 rreth 17 përqind dhe Partia e Çështjeve Publike vetëm 11 përqind.

Përafërsisht 63 përqind e çekëve morrën pjesë në votiemt dy ditëshe të javës së kaluar. Fushata u dominua nga çështja e deficitit buxhetor të vendit.

XS
SM
MD
LG