Lidhje

Dy tubime rivale në qendër të Uashingtonit

  • Niko Kolombant

Dy tubime rivale u mbajtën dje në Uashington në përvjetorin e fjalimit “I Have a Dream", “Kam një ëndërr” të Dr. Martin Luter Kingut, i riu. Tubimet ishin shprehje e dy vizioneve të ndryshme për të ardhmen e Amerikës. Qindra mijëra njerëz në një protestë më të madhe, në një manifestim konservator në shkallët e Monumentit të Linkolnit, në të njejtin vend ku 47 vjet më parë Dr. Kingu mbajti fjalimin e tij të famshëm.

Ish kandidatja republikane për nënpresidente, Sara Pejlin, ishte folësja kryesore në mitingun e konservatorëve me temë “Të rivendosim nderin”. Ajo tha se e kishte për nder të fliste në të njejtin vend historik si Martin Luter Kingu, i riu. Ai u vra në vitin 1968, pas udhëheqjes së protestave pa dhunë për të drejtat civile. Pejlin tha se ishte gjithashtu krenare për pjesëmarrjen e kaq shumë njerëzve në miting, të cilët kishin mbushur parkun e Uashingtonit deri afër monumetit të Uashingtonit.

"Jam e nderuar të jem me ju patriotë, me ju që jenë të motivuar, të angazhuar dhe të shqetësuar, duke ditur se nuk do të tërhiqeni kurë. Ne duhet të ripërtërijmë Amerikën dhe të rivendosim nderin”.

Ajo tha se nuk fliste si politikane por si nëna e një veterani të luftës në Irak. Prezantuesi konservator i televizionit, Glen Bek, e organizoi mitingun dhe mbajti një fjalim me thirrjen për veprim në emër të zotit, nismës individuale dhe krenarisë kombëtare.

"Do të zgjedhim të shohim mbrapa apo do të bëjmë atë që ka bërë çdo brez i madh i amerikanëve në kohë të vështira. Le të shohim përpara, të endërojmë ashtu siç duhet të bëhemi, të mos shqetësohemi se cilët jemi. Të shohim përpara, të shohim drejt perëndimit, të shikojmë drejt parajsës, të shikojmë nga Zoti dhe të bëjmë zgjdhjen”.

Pothuajse gjithë pjesëmarrësit ishin të bardhë. Shumë kishin veshur bluza me mbishkrime që mbështesnin organizime të lëvizjes “Tea party”, e cila është kundër zgjerimit të qeverisë në sektorët jo ushtarakë. Por mitingu i Glen Bekut nuk ishte i vetmi që u organizua duke përqafuar trashëgiminë e Martin Luter Kingut, të riut.

Grupe të të drejtave civile marshuan dhe kënduan në një miting rivalizues me moton “Të rrikthejmë ëndërrën” që u zhvillua në një shkollë të mesme të zonës.

Klifton Arrington, i cili ishte i panishëm kur Dr. Kingu mbajti fjalimin “Kam një ëndërr” 47 vjet më parë, udhëhoqi një grup marshuesish, anëtatë të grupit me bazë në Nju Xhersi, “Organizata e Popullit për Përparim”.

"Për mendimin tim duhet bërë shumë më të tepër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse liria dhe drejtësia nuk janë ato që duhet të jenë për të gjithë njerëzit. Prandaj ne jemi duke punaur ende për të realizuar këtë ëndërr”.

Ai nuk bëri asnjë koment për mitingun tjetër, por një tjetër pjesëmarrës, Tehuti Imhotep, ishte i zëmëruar.

"Në qoftë se ujku ndërkon lëkurën me atë të qingjit, kjo nuk do të thotë se ka ndëruar zakon. Ai mbetet ujk me lëkurë qingji. Prandaj, në se e maskon racizmin e sotëm në forma të tjera, si Beku, ai është i njejti lloj racizmi”.

Shumë pjesëmarrës në mitingun “Të rikthejmë endërrën” ishin të mendimit se lëvizja “tea party” filloi kundër Barak Obamës, presidentit të parë afrikano-amerikan të Shteteve të Bashkuara.

Protestuesit në parkun e Uashingtonit ndritën një pankartë me fjalën “ëndërr” me shigjetë nga Martin Luter Kingu dhe me fjalën “ëndërr e keqe” me shigjetë nga Glen Beku. Ajo shkaktoi reagme dhe debate nga shumë pjesëmarrës që shkonin ose largoheshin nga mitingu “Të rivendosim nderin”.

Policia ishte shpërndarë në gjithë qytetin, në gatishmëri për të parandaluar tazira të mundëshme. Disa artistë që kishin ngritur një pikturë gjigande murale të Martin Luter Kingut, të riut thanë se fjalët e Glen Bekut u harruan nga shumë njerëz.

XS
SM
MD
LG