Lidhje

Futbollisti Hamdi Salihi do të luajë me DC United të Uashingtonit


Futbollisti Hamdi Salihi do të luajë me DC United të Uashingtonit
Futbollisti Hamdi Salihi do të luajë me DC United të Uashingtonit

Klubi i futbollit i Uashingtonit, DC United njofoi se ka blerë futbollistin 28 vjeçar nga Shqipëria Hamdi Salihi. Salihi do t’i shtohet zyrtarisht formacionit të ekipit të Uashingtonit pas marrjes së vizës pas disa javësh.

Menaxheri i ekipit, Dave Kasper shprehu kënaqësi që u arrit marrëveshja për përfshirjen e Salihit në ekip duke shtuar se Salihi është një ndër sulmuesit me përqindje të lartë të golave të shënuar. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 163 gola në 289 ndeshje profesioniste. Sipas politikës së klubit DC United kushtet e blerjes nuk janë bërë të ditura. Por ai do të ketë të garantuar një kontratë dy vjeçare. Hamdi Salihi luante deri tani me ekipin Rapid të Vjenës.

Në sezonin e fundit me të, ai ka shënuar 11 gola në 15 ndeshje. Hamdi Salihi e filloi karrirën me Vllazninë e Shkodrës në vitin 2002. Ai është lojtar i ekipit kombëtar të Shqipërisë me të cilën ka shënuar 9 gola në 37 ndeshje.

XS
SM
MD
LG