Lidhje

Regjistrohet stuhija më e madhe diellore në 7 vjet

  • Zëri Amerikës

Regjistrohet stuhija më e madhe diellore në 7 vjet

Regjistrohet stuhija më e madhe diellore në 7 vjet

Stuhija më e madhe diellore në 7 vjet po godet aktualisht Tokën, por nuk paraqet ndonjë kërcënim për jetën në planet.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik thotë se shpërthimi i rrezatimit diellor mund të ndërpresë disa komunikime satelitore si dhe lidhje elektrike tokësore në kulmin e tij sot.

Aktiviteti ekstrem diellor pritet të zgjasë deri nesër.

Agjencia meteorologjike amerikane thotë se rrezatimi është rezultat i një emetimi të theksuar të rrezeve X në sipërfaqen e Diellit.

Për herë të fundit Dielli gjeneroi një stuhi të këtij intensiteti në maj 2005.

XS
SM
MD
LG