Lidhje

Dita e të Rënëve në Shtetet e Bashkuara


Dita e të Rënëve në Shtetet e Bashkuara
Dita e të Rënëve në Shtetet e Bashkuara

Presidenti amerikan Barak Obama ka emëruar gjeneralin e ushtrisë, Martin Dempsey në postin më të lartë ushtarak, atë të kryekomandantit të ushtrisë.

Gjenerali Dempsey do të zëvendësoi admiralin Mike Mullen, mandati i të cilit mbaron në muajin shtator. Emërimi i gjeneralit Dempsey në postin e kryekomandantit të forcave ushtarake duhet të miratohet nga senati. Pritet që ligjvënësit të miratojnë emërimin e tij në këtë post.

Gjenerali Ray Odierno, veteran i cili ka marrë pjesë në tre turne në luftën e Irakut, do të zëvendësoj gjeneralin Dempsey në postin e shefit të ushtrisë.

Ndërkohë, presidenti Barak Obama, një ditë pasi vizitoi qytetin Xhoplin të Mizurit i cili u shkatërrua nga ciklonet, po nderon sot të rënët në luftrat e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara.

Në Shtetet e Bashkuara, e hëna e fundit e muajit maj është ditë feste kombëtare dhe njihet si Dita Përkujtimore kur nderohen ata që dhanë jetën për vendin.

Presidenti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, vuri një kurorë me lule në Varrezat Kombëtare në Arlington pranë Uashingtonit. Në gjithë vendin po zhvillohen një numër paradash dhe ceremoni përkujtimore.

Në Uashington është bërë traditë të parakalojnë mijëra motorçikleta në një paradë të veçantë që njihet si “Gjëmimi Rrokullisës”, për të tërhequr vemendjen te ushtarët, të cilët kanë humbur gjatë shërbimit dhe ende nuk u dihet fati.

Dita e të rënëve u festua edhe në Afganistan ku trupat amerikane atje mbajtën një minutë heshtje për të nderuar më shumë se 1 mijë e 400 ushtarë të vrarë në luftime që nga vitit 2001.

Koment ku pasqyrohen idealet dhe institucionet amerikane:

Si shumë vende të tjera, Shtetet e Bashkuara nderojnë çdo vit ata që kanë dhënë jetën gjatë shërbimit ushtarak për mbrojtjen e vendit. Kjo traditë është e lashtë dhe rikujton një thënie të burrështetasit athinas, Perikliut, se të rënët në luftë janë burra të vlefshëm dhe se “të gjallët nuk ka pse të hiqen si më madhështorë”.

Të hënën, më 30 maj, në Ditën Përkujtimore, në mbarë Amerikën, do të ketë fjalime me po atë motiv dhe do të mbahet një minutë heshtje. Ashtu si lulëkuqet në fushat e Flandrës, flamuj të vegjël do të mbulojnë varret e ushtarëve të kombit dhe familjarët e të rënëve do të ndalen për t’i përkujtuar ata.

Më shumë se ceremoninë, dita pasqyron borxhin që të gjallët ndiejnë ndaj atyre amerikanëve që u flijuan për të ruajtur lirinë e vendit të tyre. Disa ranë në betejë, disa vdiqën nga sëmundjet. Të tjerë u tretën në burgje të huaja dhe nuk u kthyen kurrë. Shumë nga ta ranë në lule të rinisë, duke mbrojtur idealet dhe liritë e vendit të tyre, mbase para se të arrinin që t’i gëzonin ato plotësisht. Qindra e mijëra dhanë jetën duke luftuar për të çliruar edhe të tjerët, në Afrikën Veriore, Evropë, Paqësor, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Dita Përkujtimore nuk nderon një betejë apo luftë të vetme. Kuptimi i saj kapërcen monumentet madhështore. Ajo shënon, në radhë të parë, bindjen e një kombi mirënjohës se jetët e dhëna dhe gjaku i derdhur në mbrojtjen e lirive të vendit nuk janë flijuar kot.

XS
SM
MD
LG