Lidhje

Shtëpia e Bardhë dhe një ligjvenës i lartë republikan shkëmbejnë akuza rreth ekonomisë


Shtëpia e Bardhë dhe një ligjvenës i lartë republikan, po shkëmbejnë akuza rreth gjendjes ekonomike, ndërsa kanë mbetur diçka më shumë se dy muaj nga zgjedhjet për në kongres.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Xhon Bejnër bëri thirrje sot që gjithë ekipi ekonomik i presidentit Obama të japë dorëheqjen, për atë që ai e quan, shpenzime të tepërta buxhetore.

Nën presidenti Xho Bajdën u përgjigj duke e akuzuar ligjvenësin Bejnër si mbështetës të politikave financiare që shkaktuan krizën.

Debati zhvillohet në një kohë që 52 përqind a amerikanëve, sipas një ankete të re, nuk i miratojnë politikat e presidentit Obama. Sipas të njejtës anketë 72 përqind janë shumë të shqetësuar për shkallën e papunësisë.

Shkalla e papunësisë në Amerikë është 9.5 përqind.

XS
SM
MD
LG