Lidhje

Toni Hayward largohet nga posti i tij më 1 tetor, në vend të tij amerikani Bob Dudley


Kompania gjigande e naftës BP thotë se zyrtari i saj i lartë, Toni Hayward do të largohet nga posti i tij më 1 tetor, pas kritikave se si e trajtoi krizën e shkaktuar nga rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës.

Kompania me seli në Britani bëri sot një deklaratë në të cilën thoshte se vendimi u arrit me anë të një marrëveshjeje të përbashkët me bordin e drejtorëve të BP-së.

Zotit Hayward i është bërë presion të japë dorëheqje për shkak të përgjigjes së BP-së pas shpërthimit të 20 prillit në një platformë nafte, ku gjetën vdekjen 11 punonjës, që u pasua me një katastrofë mjedisi.

Toni Hayward do të zëvëndësohet nga amerikani Bob Dudley, i cili aktualisht është në krye të operacioneve të pastrimit në atë zonë.

BP njoftoi gjithashtu sot se pësoi një humbje prej 17 miliardë dollarësh në 3-mujorin e dytë të këtij viti për shkak të katastrofës së naftës.

BP thotë se do të shesë asete me vlerë prej 30 miliardë dollarësh gjatë 18 muajve të ardhshëm për të mbuluar koston, përfshirë edhe fondin prej 20 miliardë dollarësh i krijuar për të kompensuar banorët e Gjirit të Meksikës të prekur drejtpërdrejtë nga katastrofa.

XS
SM
MD
LG