Lidhje

Sekretarja Klinton i bëri thirrje Senatit të ratifikojë traktatin e ri START me Rusinë


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton i ka bërë thirrje senatit amerikan të ratifikojë traktatin e ri për armët bërthamore me Rusinë, ose START duke thënë se siguria kombëtare është në rrezik.

Sekretarja Klinton tha sot se kishte besim se traktati i ri START do të ratifikohej.

Ajo tha se është e gatshme të punojë me senatorët, veçanërisht me anëtarët kryesorë të komisionit të senatit për marrdhënie me jashtë, demokratin John Kerry dhe republikanin Richard Lugar. Komisioni e ka shtyrë deri në mes të shtatorit votimin pas së cilit traktati do të dërgohej për votim në senat.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë patur inspektor në Rusi për më shumë se 8 muaj sepse traktati i mëparshëm me Rusinë ka skaduar në dhjetor të vitit të kaluar. Ajo tha se senati duhet të veprojë me shpejtësi.

Për ratifikimin e traktatit duhet një shumicë e 2 të tretave në senat.

XS
SM
MD
LG