Lidhje

Irani fillon sot manovra të mëdha ushtarake


Irani ka në plan të fillojë sot manovra të mëdha ushtarake, të cilat do të përqëndrohen në sigurinë e Gjirit Persik dhe të Ngushticës së Hormuzit.

Zëvëndës-shefi i Gardës Revolucionare elitë të Iranit tha se forcat iraniane do të testojnë sistemet e armëve në Ngushticën e Hormuzit, si dhe aftësitë e zbulimit e të komunikimit.

Rreth 40 për qind e ngarkesave të naftës së botës kalon nëpër këtë ngushticë.

Dje, një zëdhënës i Pentagonit tha se strategjia e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit nuk ka ndryshuar, ndërkohë që Uashingtoni shpreson që diplomacia dhe sanksionet do të ndalojnë programin bërthamor të atij vendi, por pa eliminuar asnjë alternativë, duke përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake.

Zëdhënësi Geoff Morrell iu përgjigj komenteve të një zyrtari tjetër të departamentit amerikan të mbrojtjes se një sulm ushtarak kundër Iranit nuk ishte një alternativë në të ardhmen e afërt.

XS
SM
MD
LG