Lidhje

Lirohet nga burgu aktorja amerikane Lindsay Lohan

  • Zëri Amerikës

Lirohet nga burgu aktorja amerikane Lindsay Lohan

Lirohet nga burgu aktorja amerikane Lindsay Lohan

Aktorja amerikane Lindsay Lohan u lirua nga burgu sot herët në mëngjes pasi qëndroi aty 14 ditë si pjesë e dënimit prej 90 ditësh.

Aktorja 24 vjeçare shkoi menjëherë në një klinikë rehabilitimi, ku do të kalojë nëpër një kurë 3 mujore.

Dënimi u ul nga 90 ditë në 14 për arsye të sjelljes së saj të mirë dhe për shkak të numrit të madh të të burgosurve në burgjet e Kalifornisë.

Ajo qëndroi në një burg për gra dhe u mbajt e izoluar për arsye të vetë faktit që është shumë e njohur.

Lindsay Lohan u dënua me burg pasi shkeli kushtet e lirimit në vitin 2007 nën akuzat për ngarje të makinës nën ndikimin e alkoholit dhe për zotërim droge.

Ajo u bë e famshme në moshën 11 vjeçare kur luajti në filmin The Parent Trap. Ajo është e njohur gjithashtu për rolet e saj në filmat më të fundit Freaky Friday dhe Mean Girls.

XS
SM
MD
LG