Lidhje

Vdes në moshën 58 vjeçare presidenti i Nigerisë


Qeveria e Nigerisë njoftoi se Presidenti Umaru Yar'Adua vdiq pas një sëmundjeje të gjatë.

Në një njoftim në radio thuhej se presidenti Yar'Adua vdiq dje vonë në pallatin presidencial. Ai ishte 58 vjeç. Në njoftim nuk u dha shkaku zyrtar i vdekjes.

Zoti Yar'Adua ishte shumë i sëmurë që nga fundi i nëntorit dhe kohët e fundit kaloi 3 muaj në një spital të Arabisë Saudite për shkak të mahisjes së muskujve përreth zemrës.

Mungesa e tij në pushtet çoi në një krizë politike, e cila arriti kulmin në shkurt, kur parlamenti i Nigerisë emëroi nën-presidentin si udhëheqës të përkohshëm të vendit.

Zoti Yar'Adua u kthye në Nigeri në fund të shkurtit, por që prej atëhere nuk ishte parë në publik.

Presidenca njoftoi për mbajtjen e 7 ditë zie dhe se zoti Yar'Adua do të varroset sot. Një zëdhënës presidencial tha se Zonja e Parë, Turai Yar'Adua ishte pranë presidentit kur ai u nda nga jeta.

XS
SM
MD
LG