Lidhje

OKB-ja bën thirrje për 460 milionë dollarë ndihmë urgjente për Pakistanin

  • Zëri Amerikës

OKB-ja bën thirrje për 460 milionë dollarë ndihmë urgjente për Pakistanin

OKB-ja bën thirrje për 460 milionë dollarë ndihmë urgjente për Pakistanin

Kombet e Bashkuara bën thirrje për 460 milionë dollarë ndihmë urgjente për Pakistanin ndërsa vendi vazhdon të përballet me përmbytjet që organizata ndërkombëtare i quajti një katastrofë madhore që ka shkaktuar një shkatërrim masiv dhe vuajtje të jashtëzakonshme.

Shefi i OKB-së për çështje humanitare Xhon Holms tha se ndihma do të t’u bëjë të mundur agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera që të mbështesin qeverinë e Pakistanit për të siguruar strehim, ushqim, ujë dhe kujdes shëndetësor për 6-7 milionë vetë.

OKB-ja thotë se donatorët ndërkombëtarë kanë kontribuar ose kanë premtuar 156 milionë dollarë për Pakistanin deri tani.

Deri tani, përmbytjet kanë shkaktuar vdekjen e mbi 1 mijë e 600 njerëzve dhe kanë shkatërruar ose dëmtuar rreth 288 mijë shtëpi, kryesisht në provincat e Kiber-Paktunkuas, Punxhabit dhe Sindit.

Zoti Holms paralajmëroi sot për më shumë viktima dhe vuajtje nëse përpjekjet e ndihmave nuk intensifikohen. Koordinatori i ndihmës humanitare në Pakistan Martin Mogwanja tha se punonjësit e shëndetësisë të OKB-së kanë gjetur nivele të larta të diarresë dhe parazitëve në stomak mes viktimave.

XS
SM
MD
LG