Lidhje

5 punonjës të fushatës zgjedhore gjenden të vdekur në Afganistan


Zyrtarë afganë thanë se kanë gjetur trupat e 5 punonjësve të rrëmbyer, të cilët punonin për një kandidate të zgjedhjeve parlamentare.

Autoritetet thanë se trupat u gjetën sot në provicnën perëndimore të Heratit.

Punonësit e fushatës së Favzja Galanit, një prej pak kandidateve femra për në zgjedhjet parlamentare të 18 shtatorit në Afganistan, u rrëmbyen të mërkurën nga persona të armatosur.

Asnjeri nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjet.

Siguria është një shqetësim i madh para zgjedhjeve parlamentare. Zyrtarët afganë të zgjedhjeve kanë thënë se mbi 900 qendra votimi nuk do të hapen sepse siguria e votuesve nuk mund të garantohet.

Në Afganistanin lindor, NATO tha se forca afgane dhe ato të koalicionit ndërkombëtar vranë një komandant taleban dhe 7 kryengritës të tjerë.

Ndërkohë, forca ushtarake e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan tha se 7 ushtarë amerikanë janë vrarë dy ditët e fundit në sulme të ndryshme, por nuk dha hollësi të tjera.

XS
SM
MD
LG