Lidhje

SHBA: Rezerva Federale zotohet të marrë masa nëse ekonomia përkeqësohet

  • Zëri Amerikës

SHBA: Rezerva Federale zotohet të marrë masa nëse ekonomia përkeqësohet

SHBA: Rezerva Federale zotohet të marrë masa nëse ekonomia përkeqësohet

Kreu i bankës qendrore të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke, thotë se institucioni që drejton do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të përkrahur ekonominë nëse përkeqësohet gjendja.

Kryetari i Bordit të Rezervave Federale foli sot në shtetin Wyoming para zyrtarëve të lartë ekonomikë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera dhe udhëheqësve të firmave kryesore financiare.

Zoti Bernanke tha se ka disa mënyra që banka të forcojë ekonominë, përfshirë blerjen në shkallë të lartë të instrumenteve financiare. Kjo mund të ulte nivelin e interesave për huatë e shtëpive dhe huave të tjera, si dhe të ndihmonte të përshpetohej rritja ekonomike.

Fjalimi i zotit Bernanke vjen pas një vargu raportesh zhgënjyese për ekonominë, përfshirë një raport të sotëm që tha se ekonomia amerikane po rritej më ngadalë nga ç’mendohej.

Raporti i Departamentit të Tregtisë tregon rritje në shkallë vjetore prej 1,6 përqind mes prillit dhe qershorit. Kjo është shumë më pak se ç’pritej sipas vlerësimeve të mëparshme dhe shkakton shqetësime rreth ritmit të rimëkëmbjes ekonomike nga recesioni më i rëndë në dhjetëra vjet.

XS
SM
MD
LG