Lidhje

Raport hetimor i OKB-së për vrasjen e Benazir Butos

  • Zëri Amerikës

Raport hetimor i OKB-së për vrasjen e Benazir Butos

Raport hetimor i OKB-së për vrasjen e Benazir Butos

Një komision i caktuar nga Kombet e Bashkuara për të bërë hetime rreth vrasjes në vitin 2007 të ish-kryeministres pakistaneze Benazir Bhuto, thotë se vrasja mund të ishte parandaluar.

Raporti hetimor prej 65 faqesh, që u publikua dje, ia vë fajin qeverisë federale, qeverisë së provincës së Punxhabit dhe policisë së distriktit të Rawalpindi që nuk morën masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur zonjën Buto nga rreziqet e mëdha që i kanoseshin.

Raporti i shumë pritur vë në dukje se veprimet dhe mungesa e policisë në Rawalpindi, ku ndodhi sulmi më 27 dhjetor të vitit 2007, shkaktuan dëme të pariparueshme për hetimet.

Kryetari i komisionit hetimor, Ambasadori i Kilin në OKB, Heraldo Munoz tha dje se zonja Bhutto, ashtu edhe qeveria në Islamabad i kishin fare të qarta rreziqet me të cilat përballej ajo po të kthehej në Pakistan. Por ambasadori kilian Munoz tha se nuk ishte e mjaftueshme për qeverinë që thjeshtë ta informonte zonjën Buto rreth rreziqeve, por ai shtoi se zyrtarët duhet të kishin marrë masa për ta mbrojtur atë.

XS
SM
MD
LG