Lidhje

Ngrihet akt-padi kundër 4 ish ushtarëve serbë të Bosnjës

  • Zëri Amerikës

Ngrihet akt-padi kundër 4 ish ushtarëve serbë të Bosnjës

Ngrihet akt-padi kundër 4 ish ushtarëve serbë të Bosnjës

Gjykata më e lartë e Bosnjës për krime lufte ngriti akt-padinë kundër 4 ish ushtarëve serbë të Bosnjës në lidhje me masakrën më të rëndë në Evropë që nga lufta e Dytë Botërore.

Kjo gjykatë akuzoi sot 4 të dyshuarit për pjesëmarrje në vrasjen e 800 burrave dhe djemëve muslimanë si pjesë e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995.

Prokurorët pohuan se katër ish ushtarët në fjalë zbatuan pushkatimet në një fermë në periferi të Srebrenicës, fushatë që kishte për synim shkatrrimin e grupeve kombëtare, etnike dhe fetare.

Të 4 të dyshuarit ishin arretuar në fillim të këtij viti.

Gjykata boshnjake e krimeve të luftës ka gjykuar dhjetra serbë të Bosnjës për pjesëmarrje në vrasjet e Srebrenicës, përfshirë këtu ish udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjë, Radovan Karaxhiç.

Rreth 8 mijë burra e djemë muslimanë gjeten vdekjen gjatë masakrës në një prej inklaveve që mbrohej nga Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG