Lidhje

Konservatorët fillojnë negociatat me liberal demokratët për qeverinë e re britanike

  • Zëri Amerikës

Negociatat për formimin e qeverisë së re britanike kanë filluar pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat konservatorët e opozitës fituan më shumë vende por jo mjaftueshëm për të marrë menjëherë pushtetin.

Me gati të gjitha votat e numëruara, konservatorët kanë fituar gati 306 vende në parlamentin me 650 anëtarë. Partia laburiste e kryeministrit Gordon Brown pason me 258 vende. Por të dyja partitë janë larg shumicës absolute me 326 vende.

Kjo i bën liberal demokratët që siguruan 57 vende partnerë të preferuar për koalicion.

Udhëheqësi i liberal demokratëve, Nick Cleg tha se konservatorët duhet të kenë shansin e parë për të formuar qeverinë meqë fituan më shumë vende.

Udhëheqësi i konservatorëve David Cameron pranoi ndryshimet e politikave me liberal demokratët por ofroi të punojnë së bashku në fushat e interesit.

Zoti Brown tha se nëse bisedimet mes dy partive nuk janë të sukseshme ai gjithashtu do të ishte i gatshëm të punonte me liberal demokratët. Ai gjithashtu premtoi miratimin e ligjit për reformimin e sistemit elektoral, një nga kërkesat kryesore të liberal demokratëve.

XS
SM
MD
LG