Lidhje

Nju Jork: Empire State i qendron vendimit për të mos ndezur dritat për Nënë Terezën

  • Ilir Ikonomi

Nju Jork: Empire State i qendron vendimit për të mos ndezur dritat për Nënë Terezën

Nju Jork: Empire State i qendron vendimit për të mos ndezur dritat për Nënë Terezën

Një nga ndërtesat më të larta të Nju Jorkut, Empire State Building i qendroi vendimit për të mos ndezur dritat bardhë e blu në me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Mbrëmë, ngjyrat e saj ishin e bardha, bluja dhe e kuqja, që simbolizonin një përvjetor tjetër, 90-vjetorin e amendamentit të 19 të kushtetutës amerikane i cili i dha grave të drejtën e votës.

Qindra njerez u mblodhen mbreme ne proteste për t'u deklaruar pronarëve të ndërtesës se Empire State duhet të kishte nderuar para së gjithash Nënë Terezën.

Nga viti 1931 e deri më 1972, për 40 vjet me radhë, Empire State ka qenë ndërtesa më e lartë e botës. Sot ajo është një simbol i fuqisë dhe i historisë së Nju Jorkut.

Por qindra njerëzit që u grumbulluan aty dje pasdite besojnë se pronarët e ndërtesës hodhën një hap të gabuar duke refuzuar të nderojnë Nënë Terezën në 100 vjetorin e saj të lindjes.

Protesta u organizua nga Lidhja Katolike por për shumicën e protestuesve feja nuk duket të ishte një temë me rëndësi.

Shqiptarët iu bashkuan thirrjes së Ligës Katolike për të protestuar. Xho DioGuardi, i Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane tha se dëshironte t'u kujtonte edhe një herë njerëzve se kush ishte Nënë Tereza.

"Ajo është një idhull për botën, për katolikët ajo është qysh tani një shenjtore. Por ajo është një shenjtore patriote për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse janë katolikë, myslimanë, ortodoksë apo edhe hebrej. Kam ardhur gjithashtu për t'u thënë pronarëve të kësaj ndërtese se ata bënë një gabim të madh duke mos e nderuar atë me ngjyrat e saj në 100 vjetorin e lindjes".

Gjatë gjithë kësaj jave, cështja e ngjyrave që do të zgjidhte ndërtesa Empire State ka qenë në qendër të debateve këtu në Nju Jork, ndërkohë që disa pohojnë se nëse do të ishte gjallë Nënë Tereza nuk dë të kishte qenë dakord që për ditëlindjen e saj të bëhej kaq bujë.

Mbrëmë, në një pjesë tjetër të Manhatanit, në katedralen e Shën Patrikut, shqiptarët e përkujtuan 100 vjetorin e Nënë Terezës me një meshë të madhe. Zgjedhja e kishës më të bukur të Nju Jorkut për këtë ngjarje i dha një solemnitet të pazakontë ceremonive.

Mesha u dha nga Dom Pjetër Popaj, i cili drejton kishën Zoja e Shkodrës në Hartsdale të Nju Jorkut. Kleriku i bëri një përshkrim origjinës dhe jetës së Nënë Terezës, duke theksuar fjalët e saj: Me gjak jam shqiptare, me qytetari jam indiane ndërsa si besim jam murgeshë katolike.

Në meshë kishin ardhur edhe njerëz të besimeve të tjera.

“Ne kështu kem i qenë gjithmonë, kemi qenë një gjithmonë. Ne i respektojmë diferencat por e dashurojmë bashkimin me njëri-tjetrin,” tha Dom Pjetër Popaj për Zërin e Amerikës.

Ai theksoi se shqiptarët janë sot një popull më i njohur në botë në sajë të lidhjes së gjakut që kanë me bamirësen e famshme.

XS
SM
MD
LG