Lidhje

Qeveria franceze nuk pranon të bëjë kompromis me sindikatat për reformat e pensioneve


Qeveria franceze nuk pranon të bëjë kompromis me sindikatat e vendit për reformat e pensioneve, duke krijuar kushte për më shumë greva dhe protesta kombëtare.

Kryeministri Francois Fillon tha sot se qeveria nuk do të tërhiqet nga planet e saj për reforma, që përfshin edhe ngritjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç.

Sindikatat franceze thonë se do të vazhdojnë protestat nëpër rrugë, duke bllokuar kështu transportin publik dhe atë ajror si dhe duke shkaktuar mbylljen e shkollave në gjithë Francën nga 2 deri në 12 tetor.

Dje, policia tha se gati 1 milion njerëz protestuan në gjithë vendin. Organizatorët pretendojnë se pjesëmarrja arriti deri në 3 milion, shifër kjo më e lartë sesa në raundin e parë të protestave më 7 shtator.

Qeveria ka thënë se reforma është e nevojshme pasi sistemi i pensioneve ka arritur në deficite të papranueshme.

XS
SM
MD
LG