Lidhje

Minutat e Hollivudit: Lindsay Lohan, çmimet Emmy dhe Susan Boyle


Këngëtarja Susan Boyle
Këngëtarja Susan Boyle

Lindsay Lohan, mungonte këtë javë në Los Angeles, të Californisë për premierën e filmit të ri "Machete." Po në Los Angeles, këtë të dielë zhvillohet në teatrin Nokia ceremonia vjetore e çmimeve Emmy. 49 vjeçarja Susan Boyle do të interpretojë për Papa Benediktin gjatë vizitës së tij në Britani. Mes këngëve që ajo do të interpretojë është edhe "I Dreamed a Dream" nga shfaqja "Të Mjerët".

*****

Një prej aktorëve, Lindsay Lohan, mungonte këtë javë në Los Angeles, të Californisë në premjerën e filmit të ri, "Machete."
Po këtë javë, gjykatësja e aktores Lohan parashtroi një sërë hapash terapie, që mund të çojnë në rimëkëmbjen e yllit dhe në përfundimin e problemeve të saj 3 vjeçare me drogat. Vendimi i gjykatës mund t’i bëjë të mundur aktores që të kthehet në punë, pas një muaji burg dhe disa javë rehabilitimi. Megjithëse Lohan vetë nuk ishte Los Angeles, kolegët e saj patën plot komente për të.

"Ajo është fantastike në film, tha regjizori Robert Rodriguez. "Një aktore e mrekullueshme dhe të gjithë do të hapiten prej rolit të saj. Vemendja është përqëndruar shumë tek problemet e saj dhe sikur është harruar që kemi të bëjmë me një aktore shumë të talentuar. Filmi i ri do të shërbejë si rifreskim i vemendjes tek realiteti".

Bashkë-aktori i Lohanit në film, Danny Treho mendon se ishte më mirë që ajo nuk mori pjesë në premierën e filmit:
"Nuk kam folur me të sot. Ajo po përpiqet t’i kthehet normalitetit në jetën e saj dhe që nuk ishte në Los Angeles nuk ka rëndësi".

Filmi "Machete" fillon të shfaqet në gjithë Amerikën më 3 shtator.

*****

Komediani dhe aktori Jimmy Fallon ishte i pari që shkeli në qilimin e kuq për ceremoninë vjetore të çmimeve Emmy në Los Angeles. Fallon do të drejtojë këtë ceremoni, e cila nderon aktorët më të mirë të televizionit në Amerikë.

"Çmimet Emmy janë një ngjarrje e rëndësishme," tha Fallon. "Është një ngjarrje aq e rëndësishme sa ngandonjëherë të duket si çmënduri. Ne sapo hapëm karpetin e kuq, por këtu fillon kjo ngjarrje e madhe. Do të jetë një ceremoni madhështore me pjesëmarrjen e qindra aktorëve më të preferuar të televizionit. Tani më kanë filluar emocionet".

Megjithë pyetjet e shumta për të dhënë ndonjë hollësi rreth ceremonisë, Fallon e mbajti gojën të kyçur, por sidoqoftë konfirmoi një lajm se u kishte kërkuar shumë figurave të televizionit që të marrin pjesë në hapje të ceremonisë. "Nuk mund t’u them asgjë", tha ai. "Vetëm mund t’u them se hapja do të jetë tepër argëtuese. Do të marrin pjesë shumë njerëz prandaj njerzit duhet ta shikojnë atë në televizion".

Ceremonia vjetore e çmimeve Emmy do të zhvillohet të dielën mbrëma në Teatrin Nokia në Los Angeles.

*****

Këngëtarja britanike sensasionale Susan Boyle tha se ndjehet e nderuar që i jepet mundësia të këndojë për Papa Benediktin gjatë një turneu që ai do të bëjë në Britani në shtator.

Ylli i pashembullt i muzikës POP, e cila fitoi famë botërore pasi interpretoi në programin televiziv britanik, "Britain's Got Talent," do të interpretojë himne dhe do të këndojë me një kor me 800 veta në një meshë të hapur në parkun Bellahouston të qytetit Glasgow më 16 shtator. Këtë njoftim e bëri Vatikani.

49 vjeçarja Boyle do të interpretojë edhe këngën "I Dreamed a Dream" nga shfaqja "Të Mjerët".

Interpretimi prej saj i kësaj kënge në shfaqjen e talenteve është parë në Internet nga miliona njerëz. Ajo tha se ftesa për të interpretuar për papën kishte qënë një ëndër për të që u bë realitet". Susan Boyle po punon aktualisht për një album të ri, që do të dalë në shitje në nëntor.

XS
SM
MD
LG