Lidhje

Ushtria izraelite vret 4 militantë palestinezë me kostume zhytësish në brigjet e Gazës

  • Zëri Amerikës

Ushtria izraelite vrau 4 militantë palestinezë të veshur me kostume zhytësish në brigjet e Gazës.

Një spital në Gaza njoftoi për gjetjen e 4 trupave, duke konfirmuar informacionin që grupi militant Hamas kishte publikuar më parë. Të paktën një person figuron i humbur.

Ushtria izraelite tha se kishte patur informacion se burrat synonin të kryenin një sulm terrorist ndaj Izarelit, vetëm disa kilometra në veri të vendit.

Burimet palestineze thonë se 4 burrat e vrarë ishin pjesëtarë të brigadave Martirët Al Aksa, degë e grupit ekstremist Fatah të Presidentit Mahmud Abas. Një komandant i grupit i tha Zërit të Amerikës se burrat nuk ishin me mision, por po bënin stërvitje.

Incidenti ndodh një javë pasi një komando izraelite kreu sulmin ndaj një anieje turke me ndihma që ishin nisur drejt Gazës, gjatë të cilit u vranë 9 aktivistë pro-palestinezë. Anija Mavi Marmara ishte pjesë e një grupi anijesh që u nisën me synimin për t’i dhënë fund bllokadës izraelite dhe të çonin ndihma direkt në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

XS
SM
MD
LG