Lidhje

SHBA: Numri i të papunëve më i larti në gjashtë muajt e fundit

  • Zëri Amerikës

Numri i të papunëve në Shtetet e Bashkuara arriti nivelin më të lartë në gjashtë muajt e fundit, gjë që lë të kuptohet se tregu i punësimit nuk po e merr veten aq shpejt sa ç’kishin shpresuar ekonomistët.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës tregon se numri i njerëzve që aplikuan për asistencë sociale u rrit me dy mijë vetë duke e çuar numrin e përgjithshëm 484 mijë në gjithë vendin.

Ekonomistët thonë se rimëkëmbja e ngadaltë e tregut të punës ndikon negativisht tek shpenzimet e konsumatorëve që vë në lëvizje pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat për papunësinë vijnë pas disa raporteve të tjera që i zhgënjyen investitorët, përfshirë njërin që tregonte se defiçiti tregëtar në Shtetet e Bashkuara po thellohet.

Presidenti Barak Obama ka thënë se administrata e tij po bën maksimumin për forcimin e rimëkëmbjes ekonomike.

XS
SM
MD
LG