Lidhje

George Mitchell përfundoi misionin e tij më të fundit në Lindjen e Mesme

  • Zëri Amerikës

I dërguari amerikan në Lindjen e Mesme George Mitchell përfundoi misionin e tij të fundit në rajon, pa arritur marrëveshje për rifillimin e bisedimeve izraelito-palestineze.

Zoti Mitchell nxori sot një deklaratë ku thotë se do të kthehet në rajon javën e ardhshme pas atyre që i cilësoi si “tri ditë bisedimesh pozitive dhe produktive” me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë. Ai zhvilloi një raund të dytë bisedimesh me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas takimeve kokë më kokë me zotin Netanjahu dhe Presidentin palestinez Mahmud Abaz.

Kryeministri izraelit tha se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara duan rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve të paqes dhe se ai shpreson se palestinezët do të bashkëpunojnë për të njejtin synim.

Zyrtarët palestinezë thanë se zoti Abaz do të takohet me përfaqësuesit e Lidhjes Arabe të shtunën e ardhshme për të diskutuar nëse ai duhet të pranojë të zhvillojë bisedime jo të drejtpërdrejta me Izraelin, me ndërmjetësimin amerikan.

XS
SM
MD
LG