Lidhje

Indekset kryesore të bursës amerikane pësojnë rënie të thella


Indekset kryesore të bursës amerikane kanë pësuar rënie të thella pas një numri raportesh mbi ekonominë hedhin dyshime mbi fuqinë e rimëkëmbjes së ekonomisë së vendit.

Dow Jones Industrial, S&P 500, dhe NASDAQ të gjitha pësuan rënie prej 2 dhe 3 përqind sot në mesditë.

Dje besimi i invesitorëve u trondit nga deklarimi i Bankës Qëndrore Amerikane se papunësia e lartë dhe tregu i shtrënguar i kredive po ngadalësojnë rimëkëmbjen ekonomike.

Ndërkohë, raporte të tjera që dolën sot vënë në pikëpyetje gjendjen e ekonomisë amerikane.

Departamenit i Punës thotë se numri i vendeve të reja të punës ka rënë për të dytin muaj me rradhë në qershor.

Dhe Departamenti i Tregëtisë tha se në qershor defiçiti tregëtar i Shteteve të Bashkuara u rrit me një të pestën, rritja më e madhe që nga fundi i vitit 2008.

XS
SM
MD
LG