Lidhje

Opozita shqiptare shtyn zhvillimin e protestave të saj pas 8 nëntorit


Opozita shqiptare shtyn zhvillimin e protestave të saj pas 8 nëntorit
Opozita shqiptare shtyn zhvillimin e protestave të saj pas 8 nëntorit

Vendimi i pritshëm i Bashkimit Europian në mbledhjen e këshillit të ministrave më 8 nëntor ka bërë që edhe opozita shqiptare të shtyjë zhvillimin e protestave të saj pas kësaj date.

Në tryezën e sotme të partive të opozitës është diskutuar edhe lidhur me ftesën që pak ditë më parë kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar të gjitha forcave politike për të nisur punën me reformën zgjedhore.

Partitë e opozitës kanë mbështetur qëndrimin e partisë socialiste lidhur me këtë cështje, për të mos u bërë pjesë e reformës përsa kohë shumica, sic është shprehur edhe kryetari socialist Edi Rama, nuk i hap rrugë transparencës së zgjedhjeve të qershorit të 2009-tës.

XS
SM
MD
LG