Lidhje

Kosovë: Digjen dy makina, pronë e pjesëtarëve të komunitetit serb

  • Leonat Shehu
  • Prishtinë

Kosovë: Digjen dy makina, pronë e pjesëtarëve të komunitetit serb

Kosovë: Digjen dy makina, pronë e pjesëtarëve të komunitetit serb

Në Kosovë, zyrtarët e policisë tha se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në veri të vendit janë djegur dy makina, pronë e dy pjesëtarëve të komunitetit serb.

Incidentet të cilat kanë ndodhur në komunën e Zveçanit, dhe në veriun e Mitrovicës, dy zona këto të banuara me shumë serbe, kanë kaluar pa pasoja në njerëz. Autoritetet e policisë thonë se janë duke zhvilluar hetime intensive, por ende nuk dihet asgjë për autorët apo motivet e mundshme të incidenteve. Policia i cilësoi incidentet si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Policia nuk bëri të ditur identitetin e të dëmtuarve, por burimet lokale thonë se pronarët e makinave janë të afërt me institucionet e Kosovës.

XS
SM
MD
LG