Lidhje

Freedom House: Liria e shtypit në botë pëson rënie për të tetin vit me radhë


Freedom House: Liria e shtypit në botë pëson rënie për të tetin vit me radhë
Freedom House: Liria e shtypit në botë pëson rënie për të tetin vit me radhë

Organizata për mbrojtjen e Shtypit, Freedom House, bëri publik sot raportin për lirinë e shtypit për vitin 2009, duke vënë në dukje se liria e shtypit në botë pësoi rënie për të tetin vit me radhë.

Freedom House thotë se zbrapsjet më të ndjeshme u vunë re në Amerikën Latine, në Ekuador, Venezuelë, Meksikë, Honduras dhe në Nikaragua. Kjo organizatë me seli në Shtetet e Bashkuara thotë gjithashtu se Rusia vazhdon të jetë një prej vendeve me mjedis më të rrezikshëm për shtypin, ku ky i fundit nuk gëzon liri.

Raporti i Freedom House rendit Shqipërinë dhe Kosovën si vende ku shtypi është pjesërisht i lirë. Vlerësimi për Shqipërinë është 50 ndërsa për Kosovën 53 pikë. Vendet me shtyp të lirë kanë nga 10 deri në 30 pikë. Ato me shtyp pjesërisht të lirë kanë nga 32 deri në 60 pikë. Dhe nga 60 deri në 100 pikë janë vendet me shtyp jo të lirë.

10 vendet me më pak liri shtypi janë: Bjellorusia, Birmania, Kuba, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Irani, Libia, Koreja e Veriut, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

Sipas raportit, rajoni i Azi-Paqësorit është i vetmi që përmirësoi lirinë e shtypit vitin e kaluar. Edhe Izraeli ka bërë përparimin në heqjen e kufizimeve ndaj shtypit të cilat u vendosën gjatë ofensivës së Gazës që përfundoi në fillim të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG