Lidhje

Senati amerikan miraton rezolutë për nder të ish-senatorit Ted Stevens

  • Zëri Amerikës

Senati amerikan nderoi sot ish-senatorin Ted Stevens, që vdiq nga rrëzimi i një avioni të hënën, duke miratuar një rezolutë sot gjatë një seance të shkurtër.

Senatorët që janë me pushimet e verës, kishin rënë dakord paraprakisht që ta miratonin rezolutën për nder të ligjvënësit që e kishte përfaqësuar Alaskën për 40 vjet para se të largohej nga detyra në vitin 2008. Ai ishte republikani që kishte shërbyer më gjatë në historinë e Senatit.

Dy ligjvënës ishin të pranishëm për votimin me zë.

Senati miratoi gjithashtu ligjin për sigurinë e kufirit. Senatorët nga të dyja palët ranë dakord për miratim unanim për rezolutën për zotin Stevens dhe për legjislacionin, që u dha mundësi shumë anëtarëve që të mos ishin të pranishëm.

XS
SM
MD
LG