Lidhje

Presidenti Obama i ftuar special në programin televiziv "The View"

  • Elizabeth Lee

Presidenti Obama i ftuar special në programin televiziv "The View"

Presidenti Obama i ftuar special në programin televiziv "The View"

Presidenti Barack Obama ishte dje i ftuar special në një program televiziv, i cili ndiqet shumë nga femrat në Shtetet e Bashkuara. Programi drejtohet nga pesë prezantuese të cilat u bëjnë të ftuarve pyetje të një spektri të gjerë që nga thashethemet në Hollivud, tek politika dhe çdo gjë që iu vjen në mendje.

"Kemi nderin të kemi të ftuar presidentin e 44 të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama", tha njëra prej prezantueseve, Barbara Uolltërs.

Ai është presidenti i parë amerikan që del në një program të paradites.

Analistja e politikave demokrate, Donna Brazile, e përshëndet daljen e zotit Obama në këtë program.

"Presidenti mezi pret të dalë nga Uashingtoni dhe të flasë me njerëzit e thjeshtë. Ishte në ide e shkëlqyer të merrte pjesë në programin The View".

The View është një shfaqje popullore, pesë prezantueset e së cilës nuk ngurrojnë fare të shprehin opinionit e tyre. Siç bëjnë shpesh, ato i pyesin të ftuarit e veçantë rreth kulturës popullore, por presidenti Obama foli gjithashtu rreth pushimeve të fundit me familjen si dhe sfidave me të cilat përballet vendi.

"Nga ta filloj? Vendi ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë që kur kam marr detyrën. Derdhja e naftës. Kemi dy luftra. Kishim pandeminë H1N1. Populli amerikan ka kaluar shumë vështirësi, kështu që unë nuk harxhoj kohë të shqetësohem për veten, unë shqetësohem për ta".

Analistja e politikave republikane Nicolle Wallace thotë se komentet e presidentit Obama mund të kenë efekt negativ ndaj tij.

"Duke thënë ‘boll folët për mua flisni për veten’, kjo nuk mendoj se është në interesin e tij për të tërhequr njerëzit e pavendosur".

Presidenti Obama tha se vendosi të dalë në emisionin The View pasi zonja e parë Michelle Obama është admiruese e programit.

XS
SM
MD
LG