Lidhje

Shtetet e Bashkuara mbrojnë rekordin e tyre të të drejtave të njeirut para Këshillit të OKB-së

  • Liza Shlalin

Shtetet e Bashkuara mbrojnë rekordin e tyre të të drejtave të njeirut para Këshillit të OKB-së

Shtetet e Bashkuara mbrojnë rekordin e tyre të të drejtave të njeirut para Këshillit të OKB-së

Shtetet e Bashkuara kundërshtuan vendosmërisht kritikat e disa vendeve dhe mbrojtën rekordin e tyre të të drejtave të njeriut para Këshillit të OKB-së prej 47 antërësh. Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara marrin pjesë zyrtarisht në analizën periodike universale katër vjeçare, një proces gjatë të cilit vlerësohet qendrimi ndaj të drejtave të njeriut i të 192 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Liza Shlain nga informon nga Gjeneva.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur rekordin e tyre të të drjetave të njeriut para Këshillit të Kombeve të Bashkuara u kritikua nga shumë grupe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, Uashingtoni ka dërguar një delegacion të madh me zyrtarë të lartë për të paraqitur raportin dhe për të marrë pjesë në ekzaminimin e rekordeve të tij nga vendet anëtare.

Kryetarja e delegacionit amerikan, ndihmës sekretarja e Shtetet për çështjet e organizatave ndërkombëtare, Ester Brimer i tha audiencës së mbushur me diplomatëse Shtetet e Bashkuara janë krenare për arritjet e tyre të të drejtave të njeriut. Ajo tha se historia amerikane ka qënë një histori progresi, e mbështetur në themelet e forta të lirisë së fjalës, organizimit dhe fesë.

"Paraqitja e sotme nuk është fundi por vetëm një tregues i shënuar në angazhimin tonë afatgjatë për të promovuar aspiratat tona të të drejtave të njeriut. Ne e kemi trajtuar këtë proces me një synim serioz, atë të angazhimit në një shkëmbim komentesh dhe pyetjesh të ngritura me qëllim të mirë”.

Kjo deklaratë me tone pajtimi u pritet me një qendrim armiqësor nga një numër vendesh, të udhëhequra nga Kuba. Ambasadori kuban Rodolfo Reis Rodrigez bëri thirrje për t’i dhënë fund bllokadës ndaj Kubës, të cilën ai e karakterizoi si genocid. Ai tha se ajo shkel rëndë të drejtat e njeriut të popullit të Kubës.

Ai tha se autorët e torturave, ekstradimeve, ekzekutimeve dhe shkeljeve të tjera serioze të të drejtave të njeriut të kryera në Gauntanamo, Abu Graib, Baghram dhe në objekte të tjera izolimi nga komanda e përbashkët e operacioneve speciale dhe CIA-s duhet të dalin në gjyq.

Dhjetra vende të tjera, përfshirë Iranin, Venezuelën, Korenë e Veriut, Rusinë, Kinën, Algjerinë, Bolivinë dhe Nikaraguan iu bashkuan Kubës në gjykimin e ashpër të veprimeve të Shteteve të Bashkuara. Shumë shtete të tjera, aleate të Amerikës, si Britania e Madhe dhe Australia dënuan përdorimin e dënimit me vdekje dhe kërkuan shfuqizimin e tij. Ata bënë thirrje që t’i jepet fund karakterizimit dhe diskriminimit racial, veçanërisht në raport me migrantët. U shprehën shumë shqetësime rreth rekordit të Amerikës lidhur me kundërterrorizmin dhe përdorimin e torturës. Ata kërkuan me këmbëngulje mbylljen e bazës ushtarake në Gjirin Guantanamo.

Në përgjegje të këtyre kritikave dhe kërkesave, këshilltari ligjor i Departamentit të Shtetit, Harold Koh, theksoi prerazi dhe Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përdorur dhe nuk do ta përdorin torturën. Ai ritheksoi angazhimin e Presidentit Barak Obama për mbylljen e Guantanamos.

"Megjithëse ne nuk kemi hequr dorë nga ai angazhim, kjo nuk është një gjë e lehtë. Presidenti Obama nuk mund ta mbyllë i vetëm Guantanamo. Ky është një proces që kërkon angazhimin e aleatëve, të gjykatave dhe të Kongresit amerikan që ka miratuar ligje për kufizimin e transferimeve nga Guantanamo. Përpjekjet tona intensive për ta mbylluar atë objekt janë të përditëshme, shumë zyrtarë të qeverisë amerikane janë të angazhuar në këtë detyrë. Ne u jemi mirënjohës atyre vendeve që kanë ndihmuar duke pranuar disa nga të ndaluarit që të sistemohen në ato vende”.

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara tha se e konsideron analizën periodike universale si një proces pozitiv dhe si mjet të rëndësishëm për të ndihmuar vendet të përmirësojnë praktikat e tyre. Delegacioni tha gjithashtu se e shikon atë si një proces të vazhdueshëm dhe theksoi se do t’i raportojë përsëri Këshillit në muajin mars dhe pastaj pas katër vjetësh.

XS
SM
MD
LG