Lidhje

OKB: Viktimat civile në rritje në Afganistan, kryengritësit gjithnjë e më shumë përgjegjës


Kombet e Bashkuara thonë se viktimat civile janë në rritje në Afganistan, ku kryengritësit janë gjithnjë e më shumë përgjegjës për goditjen e afganëve.

Në një raport të publikuar sot në Kabul, OKB-ja tha se numri i civilëve të vrarë ose të plagosur në konflikt u shtua me 31 për qind gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti.

Këto shifra përfshijnë gati 1,300 civilë të vdekur dhe 2,000 të plagosur.

Kombet e Bashkura thonë se forcat anti-qeveritare janë përgjegjëse për 76 për qind të viktimave, krahasuar me 53 për qind vitin e kaluar. Sipas raportit, 12 për qind e viktimave janë forca amerikane, të NATO-s dhe forca të tjera pro-qeveritare.

Komandanti i lartë i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, Gjenerali David Petraeus, tha se forcat e koalicionit duhet të vazhdojnë punën për të parandaluar vdekjet mes civilëve nga të dyja palët. Ai tha se çdo vdekje mes afganëve dëmton kauzën e koalicionit.

Po sot, gazeta The Wall Street Journal shkruan se 5 grupe të të drejtave të njeriut i kanë kërkuar faqes elektronike WikiLeaks që të bëjë një punë më të mirë në redaktimin e emrave nga mijëra dokumente lufte që publikon në Internet.

Këto grupe, mes tyre edhe Amnesty International, thonë se janë të shqetësuar rreth sigurisë së qytetarëve afganë, që identifikohen se ndihmojnë forcat e koalicionit.

XS
SM
MD
LG